Skip to content Skip to footer

Friedrich Von Schiller

FRIEDRICH VON SCHILLER
(10 nëntor 1759 – 9 maj 1805)

Filozofi, poeti, dramaturgu, historiani veprat e të ciliti mishërojnë një emblemë në repertorin standard të teatrit të gjuhës gjermane. Në një periudhë gati 20 vjeçare, Shileri pati një miqësi produktive, edhe pse të ndërlikuar, me Gëten, poetin tashmë të famshëm dhe me ndikim. Shileri e inkurajoi Gëten të përfundonte veprat që kishte lënë si skica. Ata punuan së bashku në përgatitjen e “Xenien”, një përmbledhje me poezi të shkurtra satirike, në të cilat Shileri dhe Gëte sfidojnë kundërshtarët e vizionit të tyre filozofik. Kjo marrëdhënie dhe këto diskutime kryesisht mbi estetikën, çuan në një periudhë që tani i referohemi si Klasicizmi i Vajmarit. Ata themeluan Teatrin e Vajmarit, i cili u bë teatri kryesor në Gjermani dhe njëherazi ndihmoi në një rilindje të dramës në Gjermani.
Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi etikën dhe estetikën. Bukuria, për Shilerin, nuk është thjesht një përvojë estetike, por edhe morale: e mira është e bukura. Lidhja midis moralit dhe estetikës ndodh edhe në poemën e diskutueshme të Shilerit, “Die Götter Griechenlandes” (Zotat e Greqisë). “Zotat”, mendohet nga studiuesit modernë se përfaqësojnë vlera morale dhe estetike, të cilat Shileri i lidhi me paganizmin dhe idenë e natyrës së magjepsur. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.
Për arritjet e tij, Shileri nderohet nga Duka i Vajmarit në 1802 duke i shtuar emrit të tij grimcën fisnike “von”. Ndërroi jetë në moshën 45 vjeçare nga tuberkulozi në 1805.

Leave a Reply