Skip to content Skip to footer

Kasollja e Xha Tomit

#Sisot, më 20 mars 1852, u botua për herë të parë në dy vëllime “Kasollja e Xha Tomit”, një roman kundër skllavërisë nga autorja amerikane Harriet Beecher Stowe. Romani pati ndikim të thellë në qëndrimet ndaj skllavërisë dhe afro-amerikanëve në SHBA. Thuhet se “ndihmoi në hedhjen e themeleve për Luftën Civile në Amerikë” sipas deklaratës së famshme të Lincolnit kur takohet me Stowe, i cili tha: “Pra, kjo është zonja e vogël që filloi këtë luftë të madhe!”.
“Kasollja e Xha Tomit” u shfaq për herë të parë si një serial 40-javor në gazetën amerikane “Epoka Kombëtare”. Kur u botua në formë libri, romani shiti 3000 kopje vetëm ditën e parë, dhe përgjatë vitit të parë të botimit, shiti mbi 300.000 kopje në Amerikë. Po kaq mirë, romani u prit dhe në Britani, ku, sapo u shfaq në maj të 1852, u shitën 200.000 kopje të tij. Në vitin 1857, romani ishte përkthyer në 20 gjuhë, dhe konsiderohet si romani i parë i letërsisë amerikane i përkthyer në gjuhën kineze.
“Kasollja e Xha Tomit” konsiderohet si një “pikë referimi” për letërsinë rebele duke paraprirë me dhjetëra romane që e pasuan atë e që sillnin po të njëjtën frymë protestuese për mbrojtësit e lirive të skllevërve dhe të drejtave të njeriut nëpërmjet letërsisë.

https://en.wikipedia.org/wiki/Uncle_Tom%27s_Cabin

#sisot #HarrietBeecherStowe #UncleTomsCabin #bibliotekapublikeelbasan

Leave a Reply