Skip to content Skip to footer

Jolldashi dhe “Elbasani” i tij

Bibliografia më e fundit e përgatitur nga punonjësja Holta Duli, përmban të gjithë artikujt e shkruar nga Tomorr Jolldashi në gazetën lokale “Elbasani”, të drejtuar prej tij në vitet 1995-2013. Për të evidentuar dhe rreshtuar këtë arkivë gjigande të shkrimeve të Jolldashit, artikujt janë renditur kronologjikisht dhe më pas alfabetikisht (sipas titujve) brenda çdo viti. Ky punim voluminoz do t’i shërbejë miqve të tij, studiuesve, dhe më shumë gazetarëve të rinj në karrierë të cilët duke njohur Tomor Jolldashin, këtë tempull të gazetarisë elbasanase, dhe gazetën “Elbasani” si shembull i sakrifikës dhe mbijetesës, do të mësojnë të ecin në gjurmët e një njeriu që jetoi e shkroi duke u udhëhequr nga e drejta dhe e vërteta.

#bibliografi #tomorrjolldashi #gazetaelbasani #gazetaria #bibliotekapublikeelbasan

Leave a Reply