Në kuadër të JKN (Javët Kulturore Ndërkombëtare), nismës së Ministria e Kulturës e cila periudhën 1 – 11 shtator e ka cilësuar si javën e Britanisë së Madhe, sot po sjellim një listë me autorët më të spikatur britanikë të të gjitha kohërave, klasikë e bashkëkohorë, të cilët me penën e tyre u bënë pjesë e letërsisë botërore.
#JKN#javetkulturorenderkombetare#ministriaekulturës#kultura2022
William Shakespeare (26.04.1564 – 23.04.1616). Dramaturg, poet dhe aktor, konsiderohet autori më i madh i literaturës angleze.
Charles Dickens (7.2.1812 – 9.06.1870). Konsiderohet shkrimtari më i madh i Epokës Viktoriane. Veçoria e tij është se ka krijuar personazhe imagjinare me famë botërore.
Roald Dahl (September 13, 1916 – November 23, 1990). Konsiderohet shkimtari më i madh anglez i letërsisë për fëmijë.
Agatha Christie (15.09.1890 – 12.01.1976). Edhe pse kanë kaluar 4 dekada që pas vdekjes së saj, akoma mban rekorin Guinness si shkrimtarja më e shitur i letërsisë artistike, me mbi 2 miliard kopje të shitura.
Jane Austen (16.12.1775 – 18.07.1817). Konsiderohet si ndër shkrimtaret më të njohura të letërsisë angleze. Famën më të madhe e arriti pas vdekjes.
Geoge Orwell (25.06.1903 – 21.01.1950). Një njeri me një mendje të mprehtë, Orwell nuk u tërhoq kurrë nga deklarimi i pikëpamjeve të tij mbi klimën socio-politike në të cilën jetonte, të cilat ai i shprehu gjerësisht përmes eseve dhe romaneve të tij.
Virginia Woolf (25.01.1882 – 28.03.1941). Konsiderohet si një nga shkrimtaret moderniste më të shquara të shekullit të 20-të, veprat e të cilës kanë ndikuar në lëvizjen feministe.
C. S. Lewis (29.11.1898 – 22.11.1963). Përkthyer në mbi 30 gjuhë, është renditur i 11-ti në listën e autorëve britanikë më të lëxuar të të gjitha kohërave.
Mary Shelley (30.08.1797 – 1.02.1851). Një autore që u admirua për eksplorimin e saj të zhanrit gotik, mbahet mend më së miri për romanin e saj “Frankenstein”.
Sir Arthur Conan Doyle (22.05.1859 – 7.07.1930). Mjeku i kthyer në autor, mbahet mend për krijimin e personazhit ikonik Sherlock Holmes.
Ian Fleming (28.05.1908 – 12.08.1964). Njihet për krijimin e një prej personazheve më të njohur të të gjitha kohërave, James Bond.
William Wordsworth (7.04.1770 – 23.04.1850). Poet anglez i cili së bashku me Samuel Taylor Coleridge, publikuan Baladat Lirike në 1798, duke paraprirë Epokën Romantike të letërsisë angleze.
Jonathan Swift (30.11.1667 – 19.10.1745). Një nga satirikët më të mëdhenj në botë, krijoi stiline “ngrirë të të shkruarit”, që njihet si stili Suiftjan.
Rudyard Kipling (30.12.1865 – 18.01.1936). Gazetari, shkrimtari i tregimeve të shkurtra, poeti dhe romancieri, mbahet mend më së miri për veprën e tij fiksion “Libri i xhunglës’. Ai ka lindur në Indi dhe shumë nga veprat e tij janë të frymëzuara nga jeta e tij aty.
H. G. Wells (21.09.1866 – 13.08.1946). Shpesh përmendet si babai i letërsisë fantastiko-skencore.
Daniel Defoe. Ishte një tregtar, pamfletist dhe spiun anglez, i cili mbahet mend më së miri për romanin e tij të vitit 1719 Robinson Kruzo.
Lord Byron (22.01.1788 – 19.04.1824). I konsideruar si një nga poetët më të mëdhenj britanikë të të gjitha kohërave, veprat e të cilit vazhdojnë te lexohen akoma edhe sot, ishte një nga personalitetet më të rëndësishme të Lëvizjes Romantike.
William Blake (28.77.1757 – 12.08.1827). I njohur për artin e tij pamor dhe poezinë, ishte pararendës i lëvizjes “dashuria e lirë”.
Lewis Carroll (27.11.1832 – 14.01.1898). Përveçse u bë i njohur në mbarë botën me librin “Liza në botën e çudirave”, ai eksploroi zhanrin e marrëzive letrare me poezitë e tij si Jabberwocky.
Aldous Huxley (26.06.1894 – 22.11.1963). Shkrimtari dhe filozofi më i njohur për romanet e tij fantastiko-shkencore: “Bota e Re e guximshme”, “Ishulli” dhe “Pika kundër pikës”
P. B. Shelley (4.08.1792 – 8.07.1822). Një nga poetët epik të shekullit të 19-të
T. S. Elliot (26.09.1888 – 4.01.1965). Ka fituar çmimin Nobel për letërsinë dhe u bë një figurë e shquar e Lëvizjes Moderniste në poezi.
A. A. Milne (18.01.1882 – 31.01.1956). I njohur për librat e tij me arushin “Winnie the Pooh” dhe poezinë për fëmijë.
Charlote Bronte (21.04.1816 – 31.03.1855). E njohur për romanin e saj ikonik “Jane Eyre’, ishte një nga figurat më të rëndësishme letrare të shekullit të 19-të.
John Milton (9.12.1608 – 8.11.1674). Poema epike “Parajsa e humbur” konsiderohet gjerësisht si një nga veprat më të mëdha të letërsisë.
Thomas Hardy (2.06.1840 – 11.01.1928). Romancier dhe poet viktorian shfaqi ndikime të forta të romantizmit në veprat e tij. Personazhet e tij luftonin kundër kushteve sociale dhe kishin fund tragjik.
Joseph Conrad (3.12.1857 – 3.08.1924). Personazhet e tij anti-heroike dhe stili i rrëfimit kanë ndikuar te shumë autorë si Salman Rushdie, F. Scott Fitzgerald dhe T. S. Eliot.
George Eliot (22.11.1819 – 22.12.1880). Mary Ann Evans, e njohur me pseudonimin e saj George Eliot, ishte poete, romanciere, përkthyese dhe gazetare. Një nga shkrimtaret më të shquara të epokës viktoriane, veprat e saj janë të njohura për depërtimin e tyre psikologjik, realizmin dhe përshkrimin e detajuar të jetës së fshatit.
Gilbert K. Chesterton (29.05.1874 – 29.05.1874). Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të i njohur si “Princi i Paradoksit”.
William Golding (19.09.1911 – 19.06.1993). Dramaturg, romancier dhe poet britanik, ka fituar çmimin “Booker” në vitin 1980. Në vitin 1983, iu dha çmimi prestigjioz Nobel në Letërsi. Në vitin 1988, u nderua me titullin “Kalorës” për kontributin e tij në letërsi.
J. R. R. Tolkien (3.01.1892 – 2.09.1973). Autori i “Zoti i Unazave’, edhe sot pas vdekjes konsiderohet si babai i letërsisë moderne imagjinare.
Jackie Collins (4.10.1937 – 19.09.2015). Librat e saj janë shitur në më shumë se 500 milionë kopje dhe janë përkthyer në 40 gjuhë. Tetë nga romanet e saj janë përshtatur për ekran, si filma apo mini-seriale televizive.
Henry Graham Greene (2.10.1904 – 3.04.1991). Mbahet mend për thrillerët dhe romanet me mgjyrime fetare. Ka qenë në listën e ngushtë për çmimin Nobel në Letërsi. Skenarin e tij në filmin Shembja e idhujve është nominuar për çmimin Oscar.
David Walliams ( 20.08.1971 – ). Personazh televiziv shumë i njohur dhe komedian. Filloi të shkruante romane për fëmijë në vitin 2008. Librat e tij janë përkthyer në 53 gjuhë; disa prej të cilëve janë përshtatur në filma televizivë, në të cilët ai interpreton dhe vetë.
J. K. Rowling (31.07.1965 – ). Autorja e serialit fantastik Harry Potter, më i shitur në rang botëror me mbi 500 milion kopje.
David Icke (29.04.1952 – ). Një teoricien i njohur i konspiracionit, ka shkruar libra dhe ka mbajtur leksione mbi teori të ndryshme, të tilla si dimensionet e pafundme, humanoidet reptoide dhe Illuminati. Ndërsa ai është përballur me kritika dhe akuza, ai ka një numër të të madh ndjekësish që besojnë në teoritë e tij.