Nga biblioteka mund të huazohen të gjithë materialet libra (monografitë), gjë kjo që bëhet brenda një afati të caktuar, zakonisht 2 javor. Ky afat mund të jetë më i shkurtër për librat me kërkueshmëri të lartë, zakonisht ata të programit shkollor, ose mund të shtyhet nëse lexuesit i duhet akoma kohë për të përfunduar shfrytëzimin e materialit. Materialet unike, si: antikuarë, harta, koleksione periodikësh, seriale, studime në seri, CD janë të përdorshme vetëm në ambjentet e bibliotekës.
Anëtarësimi në bibliotekë bëhet 1 herë në vit duke paraqitur një mjet identifikimi dhe një foto. Kartelat janë personale dhe bibliotekari mban përgjegjësi për to. Ato regjistrohen numerikisht në rendin rritës në kompjuter dhe ruhen për 10 vjet. Në fund të vitit, kartelat e anëtarësisë mbyllen dhe hapen të reja në vitin pasardhës. Për të rinovuar kartelën e lexuesit, është e detyrueshme që të jetë bërë dorëzimi i çdo materili të huazuar vitin paraardhës.