Biblioteka Publike “Qemal Baholli” ka në fondin e saj mbi 200.000 koleksione bibliotekare, në të cilat hyjnë:
- Materiale libra
- Koleksionet e periodikëve të kaluar dhe atij korent
- Harta
- Materiale CD
Të gjitha këto materiale janë të aksesueshme për çdo frekuentues të bibliotekës, në çdo kohë, për çdo person të komunitetit dhe jo vetëm. Biblioteka siguron hyrje të lirë dhe të barabartë për të gjithë anëtarët e komunitetit.
Në ndihmë të lexuesve është një staf i kualifikuar, i cili orienton lexuesin në gjetjen dhe kërkimin e materialit nëpërmjet skedarëve alfabetikë dhe sistematikë, bibliografive, burimeve referative dhe kërkimit të orientuar. Së fundmi, në shërbim të lexuesve janë vënë dhe shumë njësi bibliotekare të digjituara dhe po punohet me katalogimin e monografive, serialeve dhe burimeve në vazhdim, në sistemin Cobiss.
Pjesë e bibliotekës, është tashmë dhe Këndi Arkivor i DPA (Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave), i cili mundëson qasje barazitare në dokumente edhe për studiuesit e qytetit dhe rrethinave. Në këtë kënd, çdo studiues merr shërbim ekuivalent, sikur të ishte i pranishëm në Sallën e Studimit në Tiranë. Kjo nismë e DPA-së ka trajtë mbarëkombëtare dhe është shtrirë deri më tani në dhjetëra qytete, brenda dhe jashtë Shqipërisë.