Skip to content Skip to footer
Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Dhurim dhe përvjetore

October 1, 2025 @ 9:00 am - 10:30 pm UTC+1

Ftesë për pjesëmarrje

Studimi historiografik në shtatë vëllime, “Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit” i profesor Jusuf Osmanit është kolana më e fundit që i shtohet fondit tonë të albanologjisë. Një ngjarje e zymtë siç ishte shpërngulja e shqiptarëve dhe vendosja e tyre në territoret e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Turqisë dhe gjetiu është sjellë nga z. Osmani, ish drejtues i arkivës në Kosovë, në formë të dokumetuar duke shfrytëzuar dëshmi dhe materiale arkivore. Kjo kolanë, rezultat i një pune kërkimore ofro 20-vjeçare do t’i dhurohet bibliotekës në 1 tetor, datë që përkon me 90-vjetorin e themelimit e Lagjes Fushë-Mbret (sot Skëndërbej), lagje ku kosovarët e shpëngulur u vendosën në Elbasan e jetojnë edhe sot e kësaj dite. Pikërisht në këtë studim, dokumentohet dhe vendosja e tyre në këtë lagje. Ju ftojmë të bëheni pjesë e ceremonisë.
1 tetor, ora 9.00 në sallën e bibliotekës.
#kendiidhuratave
#elbasani #historia
#bashkiaelbasan
#bibliotekapublikeelbasan

Details

  • Date: October 1, 2025
  • Time:
    9:00 am - 10:30 pm UTC+1
  • Event Category:

Organizer

  • Biblioteka Publike Qemal Baholli

Venue

  • Biblioteka Publike “Qemal Baholli”
  • Rr. "Brigada 17 sulmuese"
    Elbasan, AL-3000 Albania
    + Google Map
  • Phone 0 69 223 96 30