Stafi i bibliotekës është i gatshëm tju ndihmojë!
Biblioteka siguron akses të lirë dhe të barabartë për të gjithë frekuentuesit, vizitorët, lexuesit. Ato mund të gjejnë informacion nëpërmjet skedarëve tradicionalë (alfabetikë dhe sistematikë), katalogut digjital COBISS, kartotekës krahinore, skedarit të albanologjisë, buletinëve, burimet referative, bibliografike të ndryshme, asistencës së punonjëseve etj. Në varësi të specifikës së materialit apo informacionit që kërkohet, kërkesa mund të përfundojë brenda ditës ose në 24 orë. Biblioteka është me fond pjesërisht të mbyllur. Koleksionet e periodikëve, libri francez, koleksionet si: Studime Filologjike, Studime Historike, Nëntori, Gjuha jonë, Kultura Popullore, Fletore Zyrtare dhe shtypi korent mund të kërkohen dhe shfrytëzohen personalisht nga lexuesi, ndërsa libri shqip, i huaj dhe albanologjia (ku përfshihen dhe periodikët deri në vitin 1944) shërbehen nëpërmjet bibliotekareve.
Shërbimet e ofruara
Biblioteka Publike “Qemal Baholli” ka në fondin e saj mbi 200.000 koleksione bibliotekare, në të cilat hyjnë: Materiale libra, Koleksione e periodikëve të kaluar dhe ai korent, Harta, Materiale CD….
Nga biblioteka mund të huazohen të gjithë materialet libra (monografitë), gjë kjo që bëhet brenda një afati të caktuar, zakonisht 2 javor. Ky afat mund të jetë më i shkurtër për librat me kërkueshmëri të lartë, zakonisht ata të programit shkollor, ose…
Biblioteka siguron ambjente të përshtatshme për lexuesit dhe frekuentuesit e saj sipas interesave të tyre. Janë në shërbim të lexuesve: Salla e leximit – me afërsisht 60 vende, Salla e periodikut – me 8 vende….
Në bibliotekë do të mund të shfrytëzoni printerin, fotokopjen dhe skanerin që janë gjithmonë në dispozicionin tuaj.
Stafi ynë me eksperiencë do tju orientojë në drejtimin e duhur për tju lehtësuar gjetjen e materialeve që kërkoni
Fondi i librave që disponon biblioteka ka një vlerë të madhe për kulturën kombëtare dhe ndërkombëtare, ka një vlerë të veçantë sidomos Fondi Albano-Balkanologjik për trashëgiminë tonë kulturore. Në fondet e saj gjenden….