- This event has passed.
Promovim i librit të autores Laura Olldashi
September 21, 2022 @ 5:00 pm - 6:30 pm UTC+1

Ditën e mërkurë, më datë 21 shtator 2022, ora 17.00, në sallën e Bibliotekës do të zhvillohet aktiviteti për promovimin e librit me tregime “ATMAN” i autores Laura Olldashi.
Në mbrëmje kur iki të vadis tokat e pajetuara, pikërisht në atë vend ku bie hija
e hënës, lëshoj ondet e verdha dhe ia marrë valles. Më pëlqejnë potpuritë e ngadalshme të jugut. Të hedh këmbën lehtë, të tund belin, të mbyll sytë dhe të
ngrej krahët lart si shqiponjë. Edhe kur muzika ndalon vazhdoj të vallëzoj nën notat imagjinare të fishkëllimës tënde, brënda çmendurisë time.
A të kam dashur?
A më ke munguar?
A do të kishte qenë ndryshe jeta me ty?
Duhet të shkoj në tjetër jetë për ti jetuar përgjigjet. Nga atje do të nis tjetër
letër. Do ta fus poshtë derës së shpirtit dhe do pres pêr të parë mënyrën si do
ti mbështetësh këmbët mbi ato. Ndërsa tani mund të them që harkun e qerpikëve askush nuk ka ditur ta puthë si ti!
Të nis krahët. Strukur brënda do të gjesh përqafimine dritë- henēs”.
