Mikja ime Çieko më thoshte se në Tokio s’ka qiell.
Më thoshte se s’ka qiell të vërtetë këtu.
I habitur shihja qiellin.
Shihja përmes fletëve të reja të qershive
Qiellin, qielli që më është kaq i dashur,
Kaq i lidhur me zemrën.
Vura re në horizont diçka të mjegullt, të brishtë.
Ishte lagështia mëngjesore e trëndafiltë, por
Mikja ime Çieko më thoshte duke parë në largësi,
Se qielli i vërtetë ishte kaltërsia,
Që shihte ajo çdo ditë
Përmbi malin Atara-san
Të vendlindjes së saj.
Marrë nga cikli poetik “Poezi japoneze”
Çdo vit në Tiranë, por dhe me shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me nismën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit: “Shqipëria mikpret botën”, zhvillohen aktivitete në kuadër të Javës Kulturore Japoneze. Këtë vit, kjo javë është përcaktuar në periudhën 12-18 tetor 2025.
