Në këtë përvjetor të 113 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kësaj ngjarjeje kulmore të historiografisë shqiptare, sjellim një personalitet të veçantë, i cili punoi fort për njohjen e Pavarësisë dhe për çështjen shqiptare deri në fund të jetës së tij.
Aubrey Herbert ishtë një ushtar, diplomat, udhëtar dhe oficer i inteligjencës britanike. Vizitoi disa herë vendin tonë dhe u dashurua pas Shqipërisë dhe shqiptarëve, “këta njerëz që dinin si të luftonin, kishin aftësi luftarake dhe nuk e përfillnin rrezikun”. Themeloi “Komitetin Shqiptar në Londër” në vitin 1912, dhe si mbrojtës i pasionuar i Pavarësisë së Shqipërisë ndihmoi në anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Për kontributin i tij të vyer iu ofrua dy herë froni i Shqipërisë, të cilin e refuzoi. Lidhur me këtë, Herberti i shkruante dukës skocez të Atholl: “Shqiptarët më kanë ftuar të jem njeriu i madh, numri 1. Nëse do të ketë garanci, do të bëj çmos. Jam shumë i dhënë pas njerëzve të veçantë dhe thashë se u preka dhe u nderova.” Në shtator 1920, ai do të shprehej: “Shqiptarët janë njerëz shumë të vështirë për t’u qeverisur dhe nuk mund të pranoj të bëhem një Vid i dytë.”
Herberti ka qenë një nga miqtë më të afërt dhe më të sinqertë të shqiptarëve dhe veçanërisht i figurave të shquara të kombit tonë si Ismail Qemali, Mithat Frashëri, Dhimitër Berati, Pandeli Vangjeli, Mbreti Zog, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Mehmet Konica, Faik Konica, etj. Pas ndarjes nga jeta, në moshë fare të re, e ëma e tij, Kontesha Karnarvon, për të plotësuar amanetin e të birit, erdhi në Shqipëri ku ndërmorri një sërë veprimtarish bamirësie. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur ndonjëherë mik më të madh se Aubrey Herbert dhe familjen e tij.
Burimi: https://sq.wikipedia.org/wiki/Aubrey_Herbert
