Wikipedia është një enciklopedi falas online e shkruar dhe e mirëmbajtur nga një komunitet vullnetarësh, të njohur si wikipedianë, përmes bashkëpunimit të hapur dhe softuerit Wikimedia. E themeluar nga Jimmy Wales dhe Larry Sanger në vitin 2001, Wikipedia është një organizatë amerikane jofitimprurëse e financuar kryesisht nga donacionet e lexuesve. Ajo është vepra referuese më e madhe dhe më e lexuar si dhe është faqja e shtatë e internetit më e vizituar në botë. Fillimisht ajo ishte e disponueshme vetëm në anglisht por sot ajo është në mbi 340 gjuhë. Wikipedia në gjuhën angleze mbetet më e madhja nga publikimet në mbarë botën. Sot aty numërohen mbi 66 milionë artikuj të cilët tërheqin më shumë se 1.5 miliardë vizita unike në pajisje dhe 13 milionë redaktime në muaj (mesatarisht rreth 5 redaktime në sekondë).
Wikipedia në gjuhën shqipe krijoi artikullin e saj të parë në tetor të viti 2003, e që atëherë e deri më sot janë krijuar mbi 100.000 artikuj të rinj.
Fondacioni Wikimedia mbikëqyr disa projekte të tjera shumë-gjuhëshe me përmbajtje të lirë, si: Wiki Fjalori, Wikilajme, Wikiudhwtime, Wikicitate, Wikiversiteti, Wikiburime, Wikilibra, Wikimedia Commons, Wikidata, Wikispecie, Wikimedia Incubator, etj.
