Romani i parë shkencor në gjuhën shqipe që i dedikohet zbulimit të planeteve jashtë sistemit diellor (ekzoplanetëve) është sjellë me një gjuhë të qartë shkencore dhe letrare nga akademikja Mimoza Hafizi. “PIKA TRËNDAFIL” (për Ne dhe Alienët) titulli i romanit shkencor, është një emër i stilizuar për planetin më të afërt me Tokën, por jashtë sistemit Diellor, planetin Proxima b. Përmes ngjarjesh, reale apo imagjinare, që zhvillohen në Qendra të rëndësishme të kërkimit të hapësirës anekënd globit, ky libër ju lidh me botët e vogla e vite-dritë të largëta, që kemi filluar t’i njohim në pragun e mijëvjeçarit të tretë. Janë ekzoplanetet, planetet qark yjeve të tjera, që bartin mbi vete sekretin e jetës jashtëtokësore dhe të alienëve të cilët, ne tokësorët, duam dhe nxitojmë t’i zbulojmë!
Shtysa e austrofizikantes Mimoza Hafizit për të shkruar këtë roman shkencor lindi nga dëshira për të komunikuar me njerëzit që nuk janë profesionistë në këtë fushë, për të bërë më të kapshme e më të kuptueshme arritjet e jashtëzakonshme të njerëzimit në njohjen e universit. Mesazhi kryesor i saj është: “Shkenca është e bukur dhe bota shkencore është shumë mikpritëse për këdo që të bëhet pjesë e saj“.
Ky libër është fitues i Çmimit Vjetor të Ministrisë së Kulturës për letërsinë për fëmijë dhe të rinj, dhënë për vitin 2018.
“Pika Trëndafil”
(Për Ne dhe Alienët)
Ne, tokësorë me staturë shkencëtari,
lindur në imagjinatë,
por vendosur në Qendra Reale Kërkimore të Hapësirës,
përmes ngjarjesh tipike,
ju dëshmojmë arritjen marramendëse të këtij shekulli;
zbulimin e mijëra planeteve të reja në Gjithësi, ku mund të ndodhen ALIENËT.
Në këtë link, gjeni një intervistë brilante me akademiken Hafizi:
