Dënimi
Dhe ranë krahët pa ndërprerë
Posi shkëmbinj mbi kraharor.
S’ka gjë. Këtë e pres kaherë.
Do t’ia dal, ndonëse me zor.
E di që sot do kem plot punë:
Kujtesën duhet ta vras, të harroj,
Më duhet shpirtin ta bëj gurë, unë,
Dhe prapë më duhet të mësoj të jetoj.
Ç’e do se vjen e ngrohta verë.
Me fëshfëritje të dritarja josh.
Këtë me kohë e kam parandjerë:
Dit’ e bukur dhe shtëpia bosh.
Ana Ahmatova, 1938.
