Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Një përvjetor në bibliografi

 

Me rastin e 555-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në bibliotekën tonë u prezantua një bibliografi tematike ku janë paraqitur të gjithë librat e fondit të bibliotekës të cilët trajtojnë epokën e lavdishme të Skënderbeut. Në hartimin e kësaj bibliografie të përgatitur nga punonjëset e bibliotekës, u shfrytëzuan fondi i albano-balkanologjisë, fondi i huaj, fondi i librit shqip dhe fondi i librave për fëmijë. Bibliografia është e anotuar, çka do të thotë se për secilin ekzemplar jepet një përshkrim i shkurtër i përmbajtjes së tij.

Në lidhje me tematikën, libri më i vjetër në fondin e albano-balkanologjisë është ai i Franco Demetrio me titull “Commentario de le cose de tvrchi et del s. Georgio Scanderbeg, principe di Epyro. Con la sva vita et le vittorie per lui fatte con l’aiuto de l’altissimo Dio et le inestimabili forze, et virtu di quello degno di memoria”. Viti i botimit M.D.XXXIX. (1539). 48 fletë, 15 cm. (Në shqip: “Libër kujtimesh mbi bëmat e turqve dhe të z. Gjergj Kastrioti, prijës i Epirit. Me jetën dhe fitoret e arritura prej tij, me ndihmën e të madhit Zot dhe me fuqitë e tij të jashtëzakonshme dhe virtytin e tij, i denjë për t’u kujtuar”.

Ky libër është i përbërë nga 42 kapituj. Kapitulli 37: “… Skënderbeu në udhëtimin e tij në Romë shoqërohet nga prifti katolik Dhimitër Franko dhe 8000 burra të fortë. Gjatë kthimit në Shkodër takohen me Lekë Dokagjinin dhe Nikollë Dukagjinin”. Libri mbyllet me vdekjen e Sulltan Muratit (nga dhimbja që nuk arrit të marrë Krujën). Origjinali është shkruar në latinisht. Libri është me kapak lëkure. Pozicioni i librit A 929 F 84.

Leave a Reply