Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Një president në bibliotekë

Presidenti Bajram Begaj zgjodhi të vizitojë bibliotekën tonë duke e ndërthurur vizitën me një takim miqësor me artistë dhe shkrimtarë elbasanas. Gjatë qëndrimit në bibliotekë, presidenti vëzhgoi me vëmendje të gjitha fondet e bibliotekës, ku natyrisht, një interes të veçantë tregoi për fondin e albanologjisë si ndër më të pasurit në vend. Duke e konsidruar ruajtjen dhe arkivimin e librave të vjetër si tregues të një kulture të thellë e qytetarie, presidenti, jo vetëm që përgëzoi punën që bëhet në bibliotekë për konservimin e botimeve me vlerë, por njëherazi deklaroi se libri, leximi dhe bibliotekat në veçanti janë në vëmendje të veçantë të institucionit të tij. Ky interes ishte dhe për artistët dhe autorët elbasanas, duke i konsideruar ata si pika kyçe për transmetimin e vlerave dhe kulturës tek të gjithë brezat. Në këtë vizitë ai shoqërohej nga Kryetari i Bashkia Elbasan, z. Gledian Llatja, Prefektja znj. Majlinda Peza dhe Kryetarja e Qarkut znj. Ermira Urupi, të cilët si miq të kahhershëm të bibliotekës hodhën ide për bashkëpunime dhe projekte me bibliotekën, në mënyrë që të evidentohen vlerat e saj të paçmueshme.

Leave a Reply