30 shtatori – Dita Ndërkombëtare e Përkthimit është menduar si një mundësi për të nderuar punën e profesionistëve të gjuhës, e cila luan një rol të rëndësishëm në bashkimin e kombeve, lehtësimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, duke kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë botërore.
30 shtatori kremton festën e Shën Jeronimit, përkthyesit të Biblës, i cili konsiderohet shenjtori mbrojtës i përkthyesve, njё nga katёr dijetarёt e mёdhenj tё Kishёs, qё nё shekullin e IV përktheu “Vulgate-n”, duke i dhёnё Perёndimit tё parin tekst tё Shkrimit tё Shenjtё – Biblёs nё latinisht. Jerome vdiq afër Betlehemit më 30 shtator 420.
https://www.un.org/…/obse…/international-translation-day
