Kenzaburō Ōe, (31 janar 1935 – ) shkrimtar japonez dhe një figurë kryesore në letërsinë bashkëkohore japoneze. Romanet, tregimet dhe esetë e tij, të ndikuar fuqishëm nga letërsia dhe teoria letrare franceze dhe amerikane, trajtojnë çështje politike, sociale dhe filozofike, duke përfshirë armët bërthamore, antikonformizmin social dhe ekzistencializmin. Ōe u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1994 për krijimin e “një bote të imagjinuar, ku jeta dhe miti kondensohen për të formuar një pamje shqetësuese të gjendjes njerëzore sot”. Pas marrjes së Nobel-it, u propozua për tu dekoruar me “Urdhrin e Kulturës të Japonisë”. Duke e refuzuar këtë çmim që jepej nga nga Perandori, Ōe cilësoi: “Unë nuk njoh asnjë autoritet, asnjë vlerë, më të lartë se demokracia”.
Yasunari Kawabata (11 qershor 1899 – 16 prill 1972) romancier dhe shkrimtar japonez i tregimeve të shkurtra, shkrimeve të lira, lirike dhe prozave me hije delikate. Veprat e tij kanë qenë gjithnjë në vëmendjen e literaturës ndërkombëtare dhe ende lexohen gjerësisht. Në vitin 1968 dekorohet me Çmimin Nobel në Letërsi në 1968 me motivacionin “për mjeshtërinë e tij narrative, e cila shpreh me ndjeshmëri të madhe thelbin e mendësisë japoneze”. Fjalimi i tij në ceremonineë e marrjes së çmimit Nobel, titullohej “Japonia, e bukura dhe vetvetja”. Ai paraqiti një tablo të Budizmit Zen, sipas së cilës dishepujt mund të hyjnë në shpëtim vetëm me përpjekjet e tyre, duke u izoluar për një farë kohe, dhe se si nga ky izolim mund të vijë bukuria. Ai vuri në dukje se praktikat e Zenit fokusohen tek thjeshtësia prej së cilës rrjedh dhe bukuria. “Zemra e të pikturuarit me bojë është në hapësirë, është ajo çka ka mbetur pa vizatuar.” Nga piktura ai kaloi tek ikebana dhe bonsai si forma arti që theksojnë elegancën dhe bukurinë, të lindura nga thjeshtësia. “Edhe kopshti japonez, natyrisht, simbolizon pafundësinë e natyrës”.
Çdo vit në Tiranë, por dhe me shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me nismën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit: “Shqipëria mikpret botën”, zhvillohen aktivitete në kuadër të Javës Kulturore Japoneze. Këtë vit, kjo javë është përcaktuar në periudhën 12-18 tetor 2025.
https://www.facebook.com/share/p/1FveLyjtTE/
