Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Konferencë Ndërkombëtare për Shkencën e Hapur në Akademinë e Shkencave

19 nëntor 2025, Tiranë – Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare “Shkenca e hapur dhe infrastruktura e informacionit shkencor në Shqipëri”, organizuar nga Akademia dhe Qendra për Koordinimin dhe Përhapjen e Informacionit Shkencor (QKPISH), në bashkëpunim me IZUM (Slloveni). Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të universiteteve, instituteve kërkimore dhe katalogues të bibliotekave të Shqipërisë, si ato publike, universitare dhe bibliotekave speciale midis të cilave ishte dhe biblioteka e Elbasanit. Drejtoresha e QKPISH, znj. Mirlona Buzo, prezantoi prioritetet e Qendrës në mbështetje të aksesit të hapur dhe shkëmbimit të të dhënave. Në kuadër të konferencës u paraqitën 10 kumtesa që trajtuan zhvillimet e fundit në sistemet dhe platformat e informacionit shkencor. Të gjithë folësit vlerësuan bashkëpunimin dypalësh në fushën e informacionit shkencor. Aktiviteti u mbyll me rekomandime për forcimin e infrastrukturës kombëtare, rritjen e aksesit të hapur dhe integrimin më të gjerë të Shqipërisë në rrjetet ndërkombëtare të shkencës së hapur.

Biblioteka jonë është anëtare me të drejta të plota në platformën Cobiss që prej tetorit 2022, bashkëpunim ky që ka rezultuar i frytshëm duke e bërë fondin e bibliotekës tonë pjesë të rrjetit ndërkombëtar virtual lehtësisht të kërkueshëm dhe të aksesueshëm.

Leave a Reply