Biblioteka Publike “Qemal Baholli” është ndër më të pasurat në vend jo vetëm nga volumi i ekzemplarëve por edhe nga larmishmëria dhe vjetërsia e tyre. Fondi i saj plotëson kërkesat e të gjithë lexuesve, si atyre të letërsisë artistike por edhe studiuesve, hulumtuesve, koleksionistëve, historianëve, gjuhëtarëve e të tjerë. Në ditët e sotme kur qasja në dije bëhet në forma të ndryshme, sfida e bibliotekës është të përqafojë risitë e të ecë me hapin e kohës. Natyrisht, ngritja e një biblioteke digjitale është hapi i parë drejt krijimit të një fondi të hapur virtual, i cili lehtëson përdorimin dhe shfrytëzimin e materialeve bibliotekare nga çdo vend dhe në çdo kohë. Biblioteka jonë digjitale pasurohet vazhdimisht duke sjellë më pranë jush libra kryesisht të fondit më të rëndësishëm të saj, atij të albanologjisë, të cilët janë nga fusha e historisë, gjeografisë, gjuhës, si dhe periodikë të ndryshëm.
Në lidhjet e mëposhtme do të gjeni librat e digjituar së fundi, falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me Albanian Canadian Development Alternative.
