Washington Irving është një autor amerikan i shekullit të 19-të, i njohur kryesisht për tregimet e tij të shkurtra ikonike “The Legend of Sleepy Hollow” dhe “Rip Van Winkle”, të dyja të paraqitura në The Sketch Book of Geoffrey Crayon, Gent. (1819–1820). Ai konsiderohet si i pari amerikan “njeri i letrave” që fitoi famë ndërkombëtare. Irving inkurajoi mjaft autorë amerikanë si Nathaniel Hawthorne, Herman Melville, Henry Wadsworth Longfellow dhe Edgar Allan Poe dhe frymëzoi dhe u admirua nga disa shkrimtarë evropianë, si Walter Scott, Lord Byron, Thomas Campbell, Francis Jeffrey dhe Charles Dickens.
Në vitin 1823, Irving botoi në mënyrë anonime poemën “Një vizitë nga Shën Nikolla”, (ajo që fillon me “Ishte nata para Krishtlindjeve”). Nga poema e tij zuri fill historia e Babagjyshit të Krishtlindjeve që fluturonte mbi slitën e tij tërhequr nga drerët. Poema ndikoi shumë te Charles Dickens dhe ndihmoi në “shpikjen” e Krishtlindjeve moderne.
Washington Irving ishte autori i parë amerikan me librat më të shitur ndërkombëtarisht dhe mbështeti të shkruarit si një profesion legjitim. Ai, gjithashtu, ngriti zërin për të vendosur ligje më të forta në mbrojtje të shkrimtarëtve amerikanë nga shkelja e të drejtave të autorit.
Në lidhjn e mëposhtme mund të lexoni në origjinal librin e Irving me 34 ese dhe tregime, pajisur dhe me ilustrimet e botimit të parë, dalë në formë serie përgjatë viteve 1819 dhe 1820:
