Skip to content Skip to footer

Oriana Fallaci

Oriana Fallaci konsiderohet si gazetarja italiane më me ndikim dhe më kontroverse e shekullit të 20-të. Jeta dhe veprimtaria e saj ishin të jashtëzakonshme duke dokumentuar dhe eksploruar botën me synimin për të kërkuar të vërtetën, në një shoqëri të dominuar kryesisht nga meshkuj. Lindur #sisot më 29 qershor të vitit 1929 në Firence nga prindër të klasës punëtore, Fallaci e filloi jetën e saj në mes të regjimit fashist dhe shumë shpejt u bë pjesë e lëvizjes së rezistencës kundër nazizmit, e udhëhequr nga babai i saj. Idealet dhe përpjekjet e saj për për liri kontribuan në formimin e admirimit të saj ndaj guximit dhe heroizmit.
Përpjekja e Fallacit për të dokumentuar ndërkohë që trajtonte favorizimin dhe privilegjet klasore për meshkujt në shoqëri, e bëri atë të intervistonte politikanë me ndikim si Henry Kissinger, arkitekt i politikës së jashtme të Richard Nixon; Ali Bhutto, diktatori i Pakistanit; Ruhollah Khomeyni, udhëheqësi fetar iranian që themeloi Republikën Islamike në Iran; Mohammad Reza Pahlavi, Shahu i fundit i Persisë dhe Muʿammar Gheddafi, diktatori i Libisë. Oriana ishte e vetmja gazetare italiane në terren gjatë luftës së Vietnamit; ajo raportoi ngjarje historike amerikane si trazirat e Detroitit pas vrasjes së Martin Luther King në 1967, si dhe vrasjen e Robert F. Kennedy në 1968.
Oriana Fallaci ia doli të mahnitë publikun me intervistat e saj magjepsëse dhe shokuese; ajo do të mbahet mend gjithmonë si një nga gratë më të forta dhe më të pavarura të shekullit të 20-të, si dhe një nga figurat më të diskutueshme gazetareske të shoqërive perëndimore.

Leave a Reply