Organizata e Kombeve të Bashkuara (United Nations ang.) ka gjashtë gjuhë zyrtare: arabisht, kinezisht, anglisht, frëngjisht, rusisht dhe spanjisht. Departamenti i Komunikimit Global (UN Department of Public Information ang.) shpalli në vitin 2010 nismën për festimin e Ditëve të Gjuhëve të OKB-së. Kjo nismë synon të festojë përdorimin e shumë gjuhëve dhe diversitetin kulturor, si dhe të promovojë përdorimin e barabartë të gjuhëve zyrtare brenda OKB-së.
Po atë vit, u propozua që Dita e Gjuhës Kineze të caktohej më 20 prill, në përputhje me termin tradicional kinez “Shi i Drithërave” (Grain Rain), për të përkujtuar kontributin e Cangjie, shpikësit legjendar të shkrimit kinez.
Dita e Gjuhës Kineze është kthyer në një dritare për njerëzit që të njohin kulturën kineze. Çdo vit, rreth kësaj dite, në selinë e OKB-së në Nju Jork por dhe në shumë qytete anembanë botës organizohen aktivitete të ndryshme si ekspozita arti, forume për mësimin e gjuhës kineze, ligjërata speciale, si dhe prezantime të modës dhe operës tradicionale për të treguar bukurinë dhe pasurinë e gjuhës dhe kulturës kineze.
Në vitin 2009, UNESCO e përfshiu kaligrafinë kineze, e cila ka një histori prej më shumë se 3,000 vjetësh, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.
Burimi: https://www.un.org/zh/observances/chinese-language-day
Në foton ilustruese, imazhi i Cangjiet, “paraardhësi i karaktereve kineze” si dhe logoja promovuese e aktiviteteve të këtij viti në Ditën e Gjuhës Kineze.
