#Sisot, më 30 prill 1883, lindi në Pragë, Jaroslav Hashek, shkrimtari çek i njohur për romanin e tij satirik “Ushtari i mirë Shvejk”.
Hashek, që në moshë fare të re, shkruante artikuj satirikë për gazetat dhe revistat çeke. Ato ishin kryesisht histori udhëtimesh të përshkruara me nota humoristike, të cilat, ky vetë, i krijonte duke ndenjur në baret dhe lokalet e Pragës. Proza e tij u bazua në përvojat e tij reale, aq sa herë-herë nuk arrin të ndash çfarë është e vërtetë dhe çfarë është vetëm hiperbola poetike në shkrimet e tij. Hashek urrente shtirjen, sentimentalizmin, jetën e pakuptimtë dhe të plogësht, ndaj të cilave ai reagoi me ironi në vargje satirike. Një tipar tjetër karakteristik i veprës së tij është rezistenca ndaj kornizave morale dhe letrare të kohës.
“Aventurat fatale të ushtarit të mirë Shvejk gjatë Luftës Botërore” (i njohur gjerësisht si “Ushtari i mirë Shvejk”) përshkruajnë rrugëtimin nëpër frontin e luftës e budallait të vetëshpallur, Shvejk. Fillimisht ishte menduar të ishte një vepër me gjashtë vëllime, por vetëm tre u përfunduan prej Hashekut. Pas vdekjes së tij, vëllimi i katërt u përfundua nga Karel Vaněk.
Shvejku pasqyron ndjenjat pacifiste, antiushtarake të Evropës së pas Luftës së Parë Botërore. Instinktivisht i sinqertë, i paaftë dhe pa hile, Shvejku përplasej përgjithmonë me burokracinë ushtarake të ngathët dhe çnjerëzore. Naiviteti i tij shërben si një kontrast me vetëvlerësimin dhe natyrën dashamirës të oficerëve të tij eprorë dhe është mjeti kryesor për talljen e autoritetit të Hashekut. Askush nuk e ka kapur dhe sjellë me aq mjeshtëri dhe sukses imagjinatën e çekëve sa Hasheku, i ndihmuar nga ilustrimet simpatike të Josef Ladas në botimet e hershme.
“Është një nga librat më të mirë të shkruar ndonjëherë në Republikën Çeke, dhe Shvejk është një lloj krejt i ri në letërsinë botërore, i barabartë me Don Kishotin, Hamletin, Faustin, Oblomovin, Karamazovin” – do të shkruhej për të. Termi “to Svejk” (si Shvejku) ka hyrë në fjalorin çek dhe do të thotë “të denigrosh autoritetin përmes marrëzisë”.
Burimi: Encyclopedia Britannica
