Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Statistika të një kontributi 30-vjeçar

Në sallën e bibliotekës, u prezantua punimi më i fundit statistikor “Elbasani 30 vjet shërbim social” me autor z. Shefki Lika. Ky punim është i vetmi përsa i takon Elbasanit i cili rrok këtë temë e për më tepër në një shtrirje kohore 30-vjeçare, kohë kur pati fillesat implementimi i Programit të Ndihmës Ekonomike në Shqipëri. Vetë autori, i cili prej disa dekadash ka qenë i angazhuar në fushën e shërbimeve sociale si specialist dhe drejtues i Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe më pas drejtues i Shërbimeve Sociale të Bashkisë Elbasan, me modesti rrëfeu për shtysën që pati për të përmbledhur në një botim statistika të tilla të cilat në fakt, për nga rëndësia dhe përmbajtja, mund të shërbejnë si model për specialistë dhe ekspertë të fushës në shtrirje mbarëkombëtare. Rëndësia e këtij studimi qëndron, përveç të tjerash, edhe në faktin se nëpërmjet tij mësohet se si ka evoluar ky proces pune në Bashkinë Elbasan dhe ndryshimet që ka pësuar ndër vite ky shërbim dhe grupet i interesit që ai përfaqëson dhe mbulon.

Të pranishmit në sallë, si: përfaqësues të pushtetit vendor që mbulojnë këtë sektor në Bashkinë Elbasan, stafi i Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Bashkia Elbasan dhe përfaqësues nga drejtoritë e njësive të tjera administrative, drejtues të OJF-ve të Elbasanit dhe specialistë të tjerë, përgëzuan autorin për këtë punim, i cili do t’u vijë atyre në ndihmë në punën në vazhdim. Falënderojmë autorin i cili, me bujari, u dhuroi të gjithë të pranishmëve në sallë librin e tij si dhe dhuroi disa kopje për bibliotekën tonë. Suksese!

https://www.facebook.com/biblioteka.qemalbaholli.7/posts/pfbid02yi5xi3nfcfLhEAS47vZKoqCHRKNuLoN1VRnuTzWeV6c5RqGyeCAiK7nVx3asmg5nl

 

 

Leave a Reply