Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Dita, letërsia dhe filmat e detektivit Sherlock Holmes

Dita Ndërkombëtare e Sherlok Holmsit, festohet më 22 maj që prej vitit 2013, datë që shënon ditëlindjen e Sir Artur Konan Dojlit (ang. Arthur Conan Doyle), autorit që krijoi detektivin mjeshtër Sherlok Holmsi (ang. Sherlock Holmes) dhe ndihmësin e tij Uatson (ang. Watson), të cilët vazhdojnë të qëndrojnë të rëndësishëm si në letra dhe kinematografi për shumë dekada. Frymëzimin për të krijuar Sherlokun, Dojli e mori duke parë nga afër natyrën e punës së një profesori të universitetit të Edinburgut, Dr. Josef Bell, i cili arrinte në përfundime nëpërmjet vëzhgimeve të imëta. Këtë tipar të profesorit, Dojli e përdori për të krijuar Sherlok Holmsin, një detektiv që përdor fuqinë e vëzhgimit të mprehtë dhe deduksionit për të zgjidhur krimet. Por, nuk ishte vetëm historia, por ishte dhe shkrimi i shkëlqyer i Konan Dojlit dhe njohuritë e thella të zhanrit që i bënë historitë popullore dhe të suksesshme. I renditur vazhdimisht si një nga personazhet më të rëndësishëm letrarë të të gjitha kohërave, Sherlok Holmsi vazhdon të lexohet e të intrigojë duke u ekranizuar në disa filma po aq të suksesshëm sa dhe libri.

Në foton ilustruese janë renditur aktorët që kanë interpretuar Sherlok Holmsin duke filluar që nga realizimi i vitit 1900 e deri tek i fundit në vitin 2018.

Leave a Reply