Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Në ditëlindjen e Ana Frankut, e mirënjohur anembanë botës për Ditarin e saj, sjellim sot një listë me ditarët më të fashmëm, të cilët kanë një rëndësi të veçantë jo thjesht për faktin që u përkismin njerëzve të shquar dhe për të vërtetat dhe dëshmitë që ato bartin, por sepse ata janë tashmë pjesë e librave më të lexuar të të gjitha kohërave.

“Libri i mrekullive të botës” nga tregtari dhe eksploruesi venecian Marko Polo, konsiderohet si një nga ditarët më të hershëm të udhëtimit. Në të, dokumentohen udhëtimet e tij në Azi dhe Polo u shpjegonte evropianëve madhështinë dhe pasurinë e madhe të vendeve të paeksploruara të planetit. Ky ditar udhëtimi ndihmoi në frymëzimin e njerëzve si Kristofor Kolombi në udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara, si dhe eksplorues të tjerë, dhe ofroi detaje të rëndësishme gjeografike që nuk ishin të disponueshme para ditarit të Polos.

“Ditari i një vajze të re” nga Ana Frank është ndoshta ditari më i famshëm i të gjitha kohërave, plot me shënime tronditëse, dëshmi i cili konsiderohet si një mundësi për të parë Luftën e Dytë Botërore përmes syve të dikujt që përjetoi drejtpërdrejt tragjeditë e shkaktuara mbi popullsinë hebraike të Evropës. Vetë Ana dëshironte shumë të bëhej shkrimtare dhe, megjithëse përfundimisht pati sukses, ajo nuk e diti kurrë këtë, sepse vdiq në një kamp përqendrimi në mars të vitit 1945 në moshën 15 vjeçare, vetëm disa muaj paraf përfundimit të luftës.

“Ditari: Ekspedita e fundit e Kapitenit Skot” nga Robert Falkon Skot, i njohur si udhëheqësi i dy ekspeditave në Polin e Jugut dhe zbuluesi i fosileve të para të Antarktidës që vërtetuan se Antarktida dikur kishte qenë e pyllëzuar dhe e lidhur me kontinente të tjera, në fakt është më shumë një dokument personal sesa një ditar. Ky ditar u zbulua me trupin e Skot në Antarktidë pas ekspeditës së tij të dytë të dështuar. Në të jepet një rrëfim prekës dhe intim i jetës së tij dhe grupit që e shoqëronte atë në kufijtë e ekzistëncës dhe luftës për mbijetesë në kushte ekstreme.

“Fletoret e Leonardos: shkrimi dhe arti i mjeshtrit të madh” nga Leonardo da Vinçi. Pjesa më e madhe e famës së tij ka ardhur nga arritjet e tij si piktor, kryesisht nga Mona Liza, megjithëse ai është bërë i famshëm për fletoret e tij që nga vdekja e tij. Këto fletore përmbajnë shumë vizatime dhe shënime mbi një sërë temash të ndryshme si anatomia, astronomia, botanika, kartografia, piktura dhe paleontologjia të cilat japin akoma më shumë detaje në lidhje me dijen e tij, imagjinatën, vizionet, njohuritë e tij shumë të emancipuara për kohën e që akoma edhe sot intrigojnë studiuesit e ndryshëm,

“Ditari i Frida Kahlos: një autoportret intim” nga Frida Kahlo. Stili i saj artistik ishte shumë i lidhur me kulturën popullore meksikane dhe artin folklorik, duke e përdorur këtë si bazë për të eksploruar çështjet e identitetit, postkolonializmit, gjinisë, klasës dhe racës brenda shoqërisë meksikane. Pikturat e saj kishin nota të forta autobiografike dhe reale, gjë të cilën Frida e bënte qëllimisht duke nënkuptuar se vija ndarëse mes reales dhe fantazisë nuk është kurrë aq e qartë sa mund të mendohet. Këtë ajo e pasqyron edhe në ditarët e saj duke shfaqur një shpirt lozonjar që gjente gëzim në surealen dhe misteriozen.

“Ditarët e Sylvia Plath” një poete dhe romanciere amerikane e viteve ’60, e njohur për poezinë e saj emocionale dhe të errët, vështirësitë me shëndetin mendor dhe depresionin, si dhe për romanin e saj gjysmë-biografik, “Këmbana e qelqtë” (The Bell Jar ang.). Ajo i mbajti ditarët e saj nga mosha 11 vjeç deri në vdekjen e saj në moshën 30 vjeç.

“Ditarët e Reganit” nga Ronald Reagan, Presidenti i 40-të i SHBA-së. Gjatë dy mandateve të tij si President, ai mbante një ditar të përditshëm shkruar nga i vetë me dorë, duke shënuar mendimet dhe vëzhgimet e tij mbi ngjarjet e jashtëzakonshme, historike dhe rutinën e përditshme të presidencës së tij.

“Ditari i Virginia Woolf”, një nga shkrimtaret më inovative të shekullit të 20-të, pionere e rrëfimeve të reja dhe e letërsisë feministe. Ajo i mbajti ditarët e saj (të pesë vëllimet) nga viti 1915 deri në vitin 1941 në të cilat pasqyrohen rrëfimet e saj të drejtpërdrejta në lidhje me përpjekjet e saj si shkrimtare dhe të jetës personale.

Leave a Reply