Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Hilary Mantel, lindur #sisot më 6 korrik 1952 është një shkrimtare angleze, vepra e së cilës përfshin kujtime personale, me një gamë të gjerë mjedisesh bashkëkohore dhe historike, tregime dhe romane historikë. Trilogjia e saj mbi dinastinë Tudor e bëri atë të mirënjohur ndërkombëtarisht si dhe fituese të një sërë çmimesh prestigjiozë. Është e vetmja autore e cila e ka fituar dy herë çmimin Man Booker, fillimisht me romanin bestseller, “Salla e ujqërve” 2009 (Wolf Hall ang.) dhe me veprën tjetër në vijim të saj, “Ana Bolena” 2012 (Bring up the bodies ang.). Romani i tretë i kësaj trilogjie titullohet “Pasqyra dhe drita” 2020 (The Mirror & the Light ang.). (Kompania mbretërore shekspiriane e ka përshtatur serinë në gjashtë pjesë dhe e ka ekranizuar në BBC. Në vitin 2014, Mantel u emërua Dame Commander e Urdhrit të Perandorisë Britanike. Vepra e saj më e shquar, kjo trilogji e bazuar në jetën e Thomas Cromwell, me mbi 5 milionë kopje të shitura anembanë botës, është sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Dituria” dhe gjendet për huazim në bibliotekën publike “Qemal Baholli”, Elbasan.

Për suksesin e madh në botën letrare, Hilary Mantel është konsideruar një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë, sipas Time.

U nda nga jeta në 22 shtator të vitit 2022.

Leave a Reply