Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Libri ukrainas në Bibliotekë

Ishte kënaqësi dhe vlerësim të mirëprisnim në datën 31 mars, Ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë z. Volydomir Shkurov, i cili në përkrahje të nismës së zonjës së parë të Ukrainës, znj. Olena Zelenska me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve, ndihmuan të krijohet këndi i librit ukrainas në Bibliotekën Publike “Qemal Baholli”. Fondi i librave të dhuruar përfshin botime të gjuhës ukrainase dhe angleze mbi historinë, identitetin dhe kulturën ukrainase. Në këtë takim, nderuan me pjesëmarrjen dhe fjalën e tyre kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja, Prefektja e Qarkut znj. Maljinda Peza si dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Bukurosh Stafa. Në fund të takimit u shfaq filmi dokumentar “Leaving Irpin”. Në ambjentet e bibliotekës do të qëndrojë për një javë ekspozita me foto nga ngjarjet e fundit në Ukrainë.
#WeStandWithUkraine #bashkiaelbasan #bibliotekanefokus #bibliotekapublikelebasan

Leave a Reply