Në ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe sjellim sot abetaret e përpiluara nga elbasanasi Kostandin Kristoforidhi. Fill pas asaj të Veqilharxhit, Kristoforidhi përgatiti dy abetare; një në toskërisht (1867) dhe një në gegërisht (1872), me alfabet grek e latin. Si lëvrues i shqipes, duke njohur mirë dialektet e saj, ai i përpunoi ato për t’i çuar drejt njësimit pasi ai kishte bindjen se dialektet e gjuhës shqipe nuk kanë ndryshme thelbësore midis tyre, madje mund të bëhet unifikimi i një gjuhe letrare. Me punën e tij për gjuhën shqipe ai parapriu idetë themelore të Rilindjes kombëtare: “Shqipja duhet të shkruhet në këtë kohë që gjendemi sot, të futet në të gjitha shkollat, të botohen libra, të njihemi për komb e vendarë në dhé tonë dhe të kemi pjesë e vend në rrethin e kombeve të tjerë, përndryshe po nuk u bë kjo sot, mbë këtë ditë, nuk do të përmëndet më bir shqiptari e bij shqiptare pas këtij shekulli në shtëpi të Arbërit” (1888).
@ “Rrugëtimi i abetares dhe gjuhës shqipe ndër vite”, Manjola Hatellari dhe Kozeta Grykshi.
