Skip to content Skip to footer

Voltaire dhe Toleranca

“Traktati i tolerancës” është një nga librat më të mirë të shkruar ndonjëherë për besimin fetar dhe raportin mes fesë dhe individit. “Toleranca dhe harmonia fetare, nuk i ka bërë keq askujt, është mostoleranca ajo që ka shkaktuar këtë kasaphanë në të cilën jemi bashkëjetues” – kështu shkruan Volter në vitin 1763 në librin e tij.

Lindur në Francë, #sisot më 21 nëntor 1694, Volter ishte një nga ata filozofë të shekullit të Përndritjeve, një figurë shumë komplekse që u dallua për mprehtësinë, kritikat e ashpra drejtuar fesë, në veçanti asaj katolike, mbrojti lirinë e besimit, të shprehjes, ndarjen e shtetit nga kisha dhe luftoi sidomos kundër dogmave fetare dhe mostolerancës.

Në qendër të rrëfimit të tij është historia e Zhan Kalasit, një tregtar protestant i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, pasi ai dëshironte të ndryshonte besimin fetar, duke u kthyer në katolik. Ngjarja ku bazohet libri ka ndodhur në Francë, në një zonë të Tuluzës. I bindur për pafajësinë e të atit, Volteri e merr sërish çështjen në dorë duke shkruar këtë traktat mbi tolerancën.

#libradheautore #Voltaire #bibliotekapublikeelbasan

Leave a Reply