Mërmëritja e shiut,
Që bie ëmbëlsisht mbi zemër,
Më është mërmëritje kaq e dashur…
Kur, me vëmendje e dëgjoj,
Më ngjan, kjo mërmëritje shiu,
Me dënesën e mikes sime aq të druajtur,
Që qante duke ma mbështetur ballin e bardhë
Përmbi gjoks.
Marrë nga vëllimi poetik “Poezi japoneze”.
Çdo vit në Tiranë, por dhe me shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me nismën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit: “Shqipëria mikpret botën”, zhvillohen aktivitete në kuadër të Javës Kulturore Japoneze. Këtë vit, kjo javë është përcaktuar në periudhën 12-18 tetor 2025.
