Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Shqipëri – Austri, një marrëdhënie e shëndoshë qindravjeçare

Marrëdhëniet tona kulturore datojnë herët, që në kohën kur Austria, një perandori e madhe në Evropë përfshinte shumë territore, të cilave u dha një vëmendje të veçantë për arsimin dhe edukimin në të gjitha hapësirat e perandorisë së saj.

Përmes inteligjencës shqiptare, të cilët kishin kryer studimet në Austri dhe që përbënin pjesën më të ngritur të intelektualëve shqiptarë, perandoria financoi shoqëri kulturore, gazeta, revista, si ne Vilajetin e Shkodrës dhe më gjerë, deri ne Vjenë. Studentë e intelektualë, krahas botimeve ndërtuan struktura organizative me programe të fuqishme me interes kombëtar. Ata themeluan shoqërinë “Liria” e cila më vonë do të quhet me emrin shoqëria “Dija”, dhe do të botojë në Vjenë gazetën e përjavshme politiko – kulturore “Vëllazënija”; shoqërinë “Djalëria” e cila më vonë u quajt “Albania”.

Nga këto shoqata u botuan krijime letrare, revista, gazeta, tekste shkollore etj. Ndër më të njohurat revista “Djalëria” dhe gazetat “Ora e Shqipnisë”, “Vëllaznija”, “Minerva”, “Albanische Corespondenze”, “Bashkimi Kombëtar”, “La Fedration Balcanique”. Qeveria e Austro-Hungarisë politikën arsimore ndaj Shqipërisë e zbatoi edhe në dhënien e bursave për studime të rinjve në qendrat e ndryshme të perandorisë duke përfshirë këtu Vjenën, Gracin Insbrukun. Ndër studentët që u dërguan për studime në Austri mes viteve 1880 – 1890 dhe vitet 1900-1905 në drejtimet teologji dhe shkollat publike përmendim: Pjetër Gjura, Lazër Mjeda, Vinçenc Prenushi, Anton Harapi, Mathe Prenushi, Luigj Bumçi, ndërsa mësuesit që shkëlqyen ishin: Hilë Mosi, Kol Kodheli, Ndue Paluca, Kolë Margjini e disa të tjerë. Këta arsimtarë, me veprimtarinë e tyre kishin vlera përcaktuese në funksionimin metodik, pedagogjik e organizativ të arsimit shqip. Emrat e Dr. Gjergj Pekmezit, Kristo A Dako, Dervish Hima, dhe shumë të tjerë do të mbeten emra të respektuar në letërsinë, kulturën dhe historinë kombëtare.

Dr. Gjergj Pekmezi do të mbahet mend për hapjen në Institutin e Orientalistikës së Vjenës të katedrës së gjuhës shqipe në vitin 1903, njëra nga të parat në Evropë dhe në botë, ku do studiohej gjuha shqipe. Dr. Pekmezi ishte edhe nga të parët ligjërues i gjuhës shqipe në universitetin e Vjenës deri në vitin 1938.

 

Qeveria austro-hungareze, për herë të parë, në historinë e shëndetësisë shqiptare hapi një spital modern, ta pajisur me salla kirurgjie e deri në laborator të mikrobiologjisë, etj.

Kontributi i shkencëtarëve austrohungarezë, të dërguar nga qeveria austriake në Shqipëri ka qenë determinues për krijimin dhe përparimin e disa fushave të shkencave shqiptare. Mbi të gjitha në fushën e albanologjisë, me rolin shumë të rëndësishëm të Norbert Jocklit. Në fushën e arkeologjisë dhe të historisë kontribut themelor kanë dhënë Praschniker, Patsch, etj. Gjeologët austriakë Nopcza, Kossmat, janë themeluesit e gjeologjisë shqiptare. Një rol kyç Austro-Hungaria ka luajtur për pavarësinë, konsolidimin e shtetit shqiptar si dhe ruajtjen e tërësisë territoriale.

 

Burimi kryesor: https//prointegra.ch/austria–ndihmoi-shkollimin-shkencen-kulturen-dhe-pavaresine-e-shqiptareve

Çdo vit në Tiranë, por dhe me shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me nismën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit: “Shqipëria mikpret botën”, zhvillohen aktivitete në kuadër të Javës Kulturore Austriake. Këtë vit, kjo javë është përcaktuar në periudhën 28-31 tetor 2025.

https://www.instagram.com/p/DQHuOYbjftE/?img_index=1

 

Leave a Reply