A e dini se…
Libri i parë i serisë së Harry Potterit është i katërti në listën e më të shiturve të të gjitha kohërave. Botuar #sisot, më 26 qershor 1997, “Harry Potter dhe guri filozofal” (Harry Potter and the Philosopher’s Stone ang.) ishte në fakt dhe libri i parë i autores britanike J. K. Roulling (J. K. Rowling ang.). Ky libër, i cili më pas u botua dhe në Amerikë duke qëndruar në krye të listës së New York Times për mbi dy vjet, u përkthye në dhjetra gjuhë anembanë botës, korri sukses të vërtetë dhe u pasua dhe nga 6 vëllime të tjerë të cilët mbanin gjallë kureshtjen e lexuesve. E gjithë seria e Harri Poterit, u ekranizua në filma të cilët padyshim çdo fëmijë i ka ndjekur me po të njëjtën kërshëri si dhe librin dhe i ka bërë të endërrojnë vërtet në marrjen e letrës së pranimit nga Shkolla e Magjisë dhe e Shkëlqimit Hogwarts.
Në bibliotekën e fëmijëve pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Elbasan si dhe në bibliotekën e të rriturve, ju mund të vini e të huazoni për lexim serinë e plotë të përkthyer në shqip.
