Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe me rastin e hapjes së Muajit të Frankofonisë u organizua një takim letrar në ambjentet e Aleancës Franceze Elbasan. Ky takim iu kushtua një figure frymëzuese si Parashqevi Qiriazi, e cila kaloi 6 muaj në Parisin e vitit 1919, në përpjekje për të përcjellë zërin e Shqipërisë në një moment të rëndësishëm të historisë diplomatike, sikurse ishte Konferenca e Paqes. Rrëfimi për Parashqevinë erdhi nëpërmjet sjelljes së fakteve nga ditari i saj personal, pasqyruar dhe interpretuar në një punë voluminoze dhe shteruese nga dr. Teuta Toska në librin bibografik kushtuar asaj. Nëpërmejt shfletimit të ditarit, të pranishmit në takim patën rastin të ndjekin nga afër këtë udhëtim historik të Qiriazit, në Parisin e trazuar të fillim shekullit të kaluar, e të mësonin sesi Parashqevia zbuloi dalëngadalë gjuhën dhe kulturën e një qyteti të jashtëzakonshëm e që do të linte gjurmë tek ajo. Përfaqsuese të bibliotekës u bënë pjesë e takimit i cili u mbizotërua nga një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore.
