Skip to content Skip to footer

Charles Bukowski

Në 16 gusht të vitit 1920, lindi në Gjermani shkrimtari Charles Bukowski. Shkrimet e tij ishin kryesisht poezi, novela dhe tregime te shkurtra frymëzuar nga ambjenti shoqëror, ekonomik dhe kulturor i Los Angeles-it, qytetit ku jetoi dhe vdiq më 9 mars 1994. Në librat e tij, ai pasqyronte jetët e thjeshta të amerikanëve të varfër, marëdhëniet me femrat, problemet me alkoolin dhe stërmundimet në punë. Krijimtaria e tij, e shtrirë prej 1940-1990, përfshin kryesisht shkrime në gazeta, mijëra poezi, qindra shkrime të shkurtra dhe 6 novela. Përgjatë jetës, atij nuk iu kushtua shumë vëmendje nga kritikët akademikë në Amerikë, por ishte i mirëpritur në Europë, kryesisht në Britani dhe Gjermani. Pas vdekjes, ai është bërë subjekt i shumë shkrimeve dhe librave kritikë mbi jetën dhe veprimtarinë e tij. Bukowski njihet si një ndër themeluesit e rrymës “Underground” të shkrimit artistik.

Burimi: en.m.wikipedia.org/Charles_Bukowski

Në fondin e bibliotekës, janë këta tituj nga Bukowski:

  • Femrat
  • Zonja Vdekje
  • Këtë nuk e ka bërë as Shekspiri
  • Posta
  • Asnjë këngë dashurie

Leave a Reply