Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, sjellim portretet e dy femrave shqiptare të cilat me arritjet e tyre kanë zënë një vend të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të shkencës dhe inovacionit.

Fjoralba Cakoni, matematikanja nga Elbasani, me dhjetëra tituj shkencorë të fituar, është ndër të paktat femra që kanë ndërtuar një karrierë të suksesshme në një profesion jo vetëm të vështirë por edhe të dominuar kryesisht nga burrat. Studimet e larta Fjorlaba i kreu në UT dhe doktoroi në Universitetin e Patras. Për kontribute pranë Katedrës së Matematikës së Universitetit të Tiranës, Fioralba u përzgjodh nga Humboldt Research dhe për të vijuar kërkimet shkencore u zhvendos në SHBA. Është autore e afro 125 artikujve shkencorë, bashkëautore, si dhe është vlerësuar me një sërë titujsh akademikë dhe ndërkombëtare. Fellow e Shoqatës Amerikane të Matematikës prej vitit 2019 puna e prof. Fioralbës gjen aplikim të gjerë si në radarët me tinguj, teknikat e imazheve biomjekësore, testimin shkatërrues, dizajnin strukturor dhe materialet kompozit, por edhe në fushën e grafikës kompjuterike.

Mira Murati, e renditur mes 50 grave më të pushtetshme në botë, Mira është shefe e teknologjisë në Open AI – kompania prapa Inteligjencës Artificiale (IA) që ka krijuar ChatGPT, një sistem i avancuar i Inteligjencës Artificiale që funksionon në një format të dialogut duke iu përgjigjur me aftësi të jashtëzakonshme njerëzore pyetjeve që i bëhen. Në shkurt të 2025, ajo lançoi një korporatë të re për përfitim publik të quajtur Thinking Machines Lab, e cila synon “t’i bëjë sistemet e inteligjencës artificiale më të kuptueshme, më të personalizueshme dhe përgjithësisht më të afta”. Thinking Machines Lab, ku aktualisht Mira Murati shërben si CEO, është vlerësuar me një vlerë të mundshme prej 10 miliardë dollarësh, duke e bërë atë një nga startup-et më të vlefshme në fushën e AI-së.

* 11 shkurti – Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë është një festë vjetore e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të promovuar aksesin dhe pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të femrave në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).

Leave a Reply