Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Dita Ndërkombëtare e Arsimit

24 janari është cilësuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Arsimi është një e drejtë e njeriut, një e mirë publike dhe një përgjegjësi publike. UNESCO punon për të siguruar akses të barabartë në arsim cilësor për të gjithë djemtë dhe vajzat, gjatë gjithë jetës kudo në botë. Këtë vit, kjo ditë i kushtohet rolit vendimtar që luajnë arsimi dhe mësuesit në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, një fenomen i cili është shtuar në vitet e fundit me përdorimin e mediave sociale, duke dëmtuar strukturën e shoqërive tona. Në ditët e sotme vihet re një rritje e konflikteve të dhunshme si dhe një rritje alarmante e diskriminimit, racizmit, ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes. Ndikimi i kësaj dhune kapërcen çdo kufi të bazuar në gjeografi, gjini, racë, fe, politikë, offline dhe online. Një angazhim aktiv për paqen është më urgjent sot se kurrë: Arsimi është thelbësor në këtë përpjekje, siç nënvizohet nga Rekomandimi i UNESCO-s për Edukimin për Paqe, të Drejtat e Njeriut dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Të mësuarit për paqen duhet të jetë transformues dhe të ndihmojë në fuqizimin e nxënësve me njohuritë, vlerat, qëndrimet dhe aftësitë dhe sjelljet e nevojshme për t’u bërë agjentë të paqes në komunitetet e tyre.

https://www.unesco.org/en/days/education

#edukimi #bibliotekat #internationaldayofeducation

Leave a Reply