Dita Ndërkombëtare e Lojës festohet çdo vit në 11 qershor. Ajo shërben për të rritur ndërgjegjësimin rreth asaj se sa e rëndësishme është loja për zhvillimin dhe mirëqenien e çdo fëmije dhe se si të gjithë shoqëria duhet t’i sigurojë çdo fëmije të drejtën për të luajtur.
Pse është loja kaq e rëndësishme?
Nevoja kryesore e fëmijës për lojë fillon në vitet e para të jetës dhe është një proces që e përgatit atë për aktivitete të mëvonshme të jetës. Loja ndërton kreativitetin, qëndrueshmërinë dhe aftësitë sociale, ajo ndërton themelet e të mësuarit gjatë gjithë jetës si dhe siguron mirëqenien. Në shumë komunitete, qasja e fëmijëve në lojëra të lira dhe të pastrukturuara po zvogëlohet, ndërsa hapësirat publike bëhen të pasigurta, të paarritshme ose të pashëndetshme, veçanërisht në mjedise të dendura urbane dhe kontekste humanitare. Pa hapësira të sigurta, edhe kujdestarët më të angazhuar kanë vështirësi të mbështesin të drejtën e fëmijëve për të luajtur. Ne duhet të kemi parasysh se fëmijëritë e lumtura dhe të shëndetshme ndërtohen mbi lojën, domosdoshmëria e lojës në jetën e fëmijëve është e padiskutueshme, pasi është mënyra e tyre unike për të dominuar botën e tyre dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre.
Tema për Ditën Ndërkombëtare të Lojës të këtij viti është “Mbroni lojën, mbroni fëmijërinë”.
