Kur i gjetëm emrat tanë
Të shkruar pranë e pranë me qymyr
Përmbi murin e rruginës,
Vrapuam duke shtrënguar duart, që na dridheshin,
Përqeshur nga shokët e lojërave
Dhe të lumtur në dashurinë tonë fëmijërore,
Ktheheshim fshehtas te ky mur,
Po sot shkrimi është fshirë nga shiu dhe era
Dhe ti je larg meje,
Në krahët e panjohur të një tjetri.
©Marrë nga “Poezi japoneze”
Çdo vit në Tiranë, por dhe me shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me nismën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit: “Shqipëria mikpret botën”, zhvillohen aktivitete në kuadër të Javës Kulturore Japoneze. Këtë vit, kjo javë është përcaktuar në periudhën 12-18 tetor 2025.
https://www.facebook.com/share/p/1FveLyjtTE/
