Skip to content Skip to footer

Biblioteka e Kongresit

#Sisot, më 1 nëntor 1897, Biblioteka e Kongresit hapi dyert e saj për publikun. Më parë, biblioteka ishte vendosur në Sallën e Leximit të Kongresit në Kapitolin e SHBA, por aty ajo i tejmbushi hapësirat e saj të ngushta, dhe ishte propozimi i bibliotekarit të Kongresit, Ainsworth Spofford për të spostuar koleksionet e bibliotekës në një ndërtesë të veçantë. Gjatë mandatit të Spofford, koleksioni u zgjerua nga rreth 60,000 artikuj në më shumë se 1 milion. Ai “parashikoi një dhomë leximi rrethore, me kube në qendër të bibliotekës, e rrethuar nga një hapësirë e bollshme për departamentet e ndryshme të bibliotekës”. Kur u përfundua, ajo ishte biblioteka më e madhe dhe më e kushtueshme në botë. Spofford ka meritën edhe për propozimin që bëri në lidhje me miratimin e ligjit për të drejtën e autorit të vitit 1870, ligj i cili centralizoi më tej koleksioninet e bibliotekës. Ligji përcaktoi dy kopje për çdo “libër, broshurë, hartë, print, fotografi dhe pjesë muzikore, të regjistroheshin për të drejtën e autorit dhe të depozitoheshin në bibliotekë”. Në vitin 1980, biblioteka mori emrin Thomas Jefferson në nder të presidentit të tretë të vendit i cili i kishte shitur bibliotekës fondin e tij prej 6,487 vëllimesh për të ndihmuar në rindërtimin e koleksionit që u shkatërrua kur britanikët dogjën Kapitolin gjatë Luftës së 1812. Bërthama nga e cila u rrit biblioteka e sotme është e vendosur në Divizionin e Librave të Rrallë dhe Koleksioneve Speciale. Sot, biblioteka strehon shumicën e koleksioneve të saj në tre ndërtesa, të gjitha të vendosura në Kapitol Hill. Biblioteka e Kongresit është sot një nga bibliotekat më të mëdha në botë. Koleksionet e saj janë universale, nuk kufizohen nga subjekti, formati apo kufiri kombëtar dhe përfshijnë materiale kërkimore nga të gjitha pjesët e botës dhe në më shumë se 450 gjuhë. Biblioteka është krahu kryesor i kërkimit të Kongresit të SHBA dhe Zyra e Shteteve të Bashkuara për të Drejtat e Autorit. Biblioteka ruan dhe ofron akses në një burim të pasur, të larmishëm dhe të qëndrueshëm njohurish për të informuar, frymëzuar dhe angazhuar këdo në përpjekjet intelektuale dhe krijuese.

Leave a Reply