Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

I Fundit i Mohikanëve

I Fundit i Mohikanëve, romani i James Fenimore Cooper, një rrëfim mbi përplasjen midis kolonëve të hershëm amerikanë dhe fiseve vendase indigjene, u botua për herë të parë #sisot më 4 shkurt 1862.
Romani ishte i dyti i ciklit prej pesë librash të Cooper-it, i njohur si “Përrallat me çorape lëkure”. Secili prej romaneve është i përqendruar rreth personazhit Natty Bumppo, një kufitar i bardhë i cili u rrit pjesërisht në mesin e indianëve të Delaware dhe njihet ndryshe si “Hawkeye”, “Derslayer” dhe “Çorape lëkure”.
Ngjarjet e librit zhvillohen në vitin 1757, në atë që më vonë do të bëhej shteti i Nju Jorkut, gjatë të ashtuquajturave “Luftëra Franceze dhe Indiane”, kur Franca dhe Britania konkurruan për dominimin kolonial të Amerikës së Veriut, duke përdorur aleanca strategjike me fiset vendase në betejat e tyre.
Lexuesit ishin të përgatitur për histori të romantizuara të një kufitari të fortë si Bumppo dhe “fisnikët e egër” siç Cooper përshkroi njerëzit indigjenë. Libri ka njohur disa botime, është përkthyer në disa gjuhë dhe numëron disa ekranizime të suksesshme. “I Fundit i Mohikanëve” është një nga librat më të njohur të shekullit të 19-të dhe ende mësohet në shkollat e mesme dhe klasat universitare në SHBA.

Leave a Reply