Skip to content Skip to footer

Toni Morrison

Kujtojmë autoren amerikane Toni Morrison, lindur #sisot, më 18 shkurt 1931. Që e vogël, Toni lexonte shumë dhe historitë që i tregonte babai i saj dhe ambienti ku ajo u rrit, me tregimet, këngët dhe përrallat të marra nga tradita afrikano-amerikane, ishin një pjesë thellësisht formuese e fëmijërisë për të dhe më vonë u bënë një element spikatës në shkrimin e saj. Tema qendrore e romaneve të Morrison është përvoja e afrikanëve të Amerikës; në një shoqëri të padrejtë, personazhet e saj luftojnë për të gjetur veten dhe identitetin e tyre kulturor. Përdorimi i i fantazisë, stili i saj i mprehtë poetik dhe gërshetimi i pasur i mitit i dhanë tregimeve të saj forcë dhe strukturë të madhe. Krijimet e saj të para, tërhoqën vëmendjen e kritikës duke i dhënë asaj një sërë çmimesh të rëndësishëm, dhe në 1993 i akordohet çmimi Nobel me motivaionin që “në romanet e saj, karakterizuar nga forca vizionare dhe rëndësia poetike, i jep jetë një aspekti thelbësor të realitetit amerikan” duke u bërë kështu e para femër me ngjyrë që merr këtë çmim. U nda nga jeta më 5 gusht 2019. Toni Morrison mbetet ndër shkrimtaret më të shquara të komunitetit afro-amerikan dhe një luftëtare e shquar e të drejtave të njeriut gjatë shekullit të XXI.

Leave a Reply