“Kjo ishte ora e tyre më e mirë” një fjalim nga Uinston Çërçill (Winston Churchill ang.) në Dhomën e Ulët të Mbretërisë së Bashkuar, mbajtur #sisot më 18 qershor 1940, pak më shumë se një muaj pasi ai mori detyrën si Kryeministër në krye të një qeverie koalicioni të të gjitha partive.
Ishte i treti nga tre fjalimet që ai mbajti gjatë periudhës së Betejës së Francës, pas fjalimit “Gjak, mund, lot dhe djersë” të 13 majit dhe fjalimit “Ne do të luftojmë në plazhe” të 4 qershorit. “Kjo ishte ora e tyre më e mirë” u mbajt pasi Franca kishte kërkuar një armëpushim në mbrëmjen e 16 qershorit.
“Beteja e Francës ka marrë fund. Unë pres që tani të fillojë Beteja e Britanisë. Nga kjo betejë varet mbijetesa e qytetërimit të krishterë. Nga ajo varet jeta jonë britanike, dhe vazhdimësia e gjatë e institucioneve dhe perandoria jonë. E gjithë furia dhe forca e armikut, shpejt do të bjerë mbi ne. Hitleri e di që do të duhet të na thejë ne në këtë ishull, ose do të humbasë luftën. Nëse ne mund të qëndrojmë kundër tij, e gjitha Europa mund të jetë e lirë dhe jeta e botës mund të ecë përpara, drejt tokave të epërme ku shndërrin dielli. Por nëse dështojmë, atëherë e gjithë bota, duke përfshirë SHtetet e Bashkuara, duke përfshirë gjithçka që ne kemi njohur dhe për të cilën jemi kujdesur, do të zhytet në humnerën e një Epoke të re të Errët, e cila është bërë më e ligë, dhe ndoshta më e zgjatur, prej dritave të shkencës perverse. Atëherë, le të bëhemi gati për detyrat tona, dhe të mbajmë në mendje që, nëse Perandoria Britanike dhe Komonuelthi të zgjasë për një mijë vjet, njerëzit do të thonë: “Kjo ishte ora e tyre më e mirë”.
18 qershor 1940. Dhoma e Ulët e Parlamentit
Në këtë lidhje mund të dëgjoni fjalimin e Çërçillit: https://www.google.com/search?q=This+was+their+finest+hour&oq=This+was+their+finest+hour&gs_lcrp=EgZjaHJvbWUyBggAEEUYOTIOCAEQRRgnGDsYgAQYigUyDAgCEC4YQxiABBiKBTIHCAMQABiABDIMCAQQABgUGIcCGIAEMgwIBRAAGEMYgAQYigUyCAgGEAAYFhgeMggIBxAAGBYYHjIICAgQABgWGB4yCAgJEAAYFhge0gEJNTg1MmowajE1qAIKsAIB8QURP6cJvYDOGg&sourceid=chrome&ie=UTF-8#fpstate=ive&vld=cid:e34c2d6f,vid:6jjhxeHIjvU,st:0
