#Sisot më 13 janar 1898, u botua në gazetën L’Aurore nga Émile Zola “J’ACCUSE…!” – “Unë akuzoj…!”, një letër e hapur në përgjigje të ÇËSHTJES DREYFUS. Zola iu drejtua Presidentit të Francës Félix Faure dhe akuzoi qeverinë e tij për antisemitizëm dhe burgosje të paligjshme të Alfred Dreyfus, një oficer i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Franceze, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për spiunazh.
Zola vuri në dukje gabimet gjyqësore dhe mungesën e provave serioze. Letra u shtyp në faqen e parë të gazetës dhe bëri bujë në Francë dhe jashtë saj. Kjo letër e hapur nxiti një lëvizje në mbështetje të Dreyfus, duke bërë presion mbi qeverinë për të rihapur çështjen. Me një tirazh ditor tipik prej 30,000 kopjesh, vetë atë ditë gazeta shpërndau rreth 300,000 kopje. Ky artikull pati efektin e një shpërthimi. Artikulli ishte një sulm i drejtpërdrejtë, i qartë dhe me emra. Aty denoncoheshin të gjithë ata që kishin komplotuar kundër Dreyfus, përfshirë ministrin e luftës dhe Shtabin e Përgjithshëm. Artikulli përmbante gabime të shumta, duke ekzagjeruar ose minimizuar rolet e figurave të përfshira në këtë aferë.
Zola u ndoq penalisht për shpifje dhe u shpall fajtor më 23 shkurt 1898. Për të shmangur burgimin, ai iku në Angli, duke u kthye në qershor 1899. ÇËSHTJES DREYFUS u rihap dhe pas dita vitesh dhe seancash gjyqësore, Alfredi e fitoi lirinë dhe u shpall i pafajshëm.
Si rezultat i popullaritetit të letrës, “J’accuse!” është bërë një shprehje e zakonshme e zemërimit dhe e akuzës kundër dikujt të fuqishëm, pavarësisht nga meritat e akuzës.
“J’ACCUSE!” mbetet dhe sot një nga artikujt më të njohur të gazetave në botë
