Muzeu Britanik është një muze publik i dedikuar historisë, artit dhe kulturës njerëzore, i vendosur në zonën Bloomsbury të Londrës. Koleksioni i tij i përhershëm, që përfshin rreth tetë milionë objekte, është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe dokumenton historinë e kulturës njerëzore që nga fillimet e saj deri në ditët e sotme. I themeluar në vitin 1753, Muzeu Britanik ishte muzeu i parë publik kombëtar. Në vitin 2023, ai priti 5,820,860 vizitorë, duke u renditur si atraksioni më i vizituar në Mbretërinë e Bashkuar.
Në fillimet e tij, muzeu u mbështet kryesisht në koleksionet e mjekut dhe shkencëtarit anglo-irlandez Sir Hans Sloane. Ai u hap për publikun #sisot, në 15 janar të vitit 1759, në “Residencën Montagu”, në vendin ku ndodhet sot ndërtesa aktuale. Zgjerimi i muzeut gjatë 250 viteve pasuese ishte kryesisht rezultat i kolonizimit britanik dhe çoi në krijimin e disa institucioneve të ndara, ose degëve të pavarura, ndër të cilat i pari ishte Muzeu i Historisë Natyrore, themeluar në vitin 1881. Disa nga objektet më të njohura të koleksionit, si Mermerët e Elginit dhe Guri i Rosettës, janë subjekt i debateve dhe pretendimeve afatgjata për riatdhesim.
Në vitin 1973, ndahet departamenti i bibliotekës nga Muzeu Britanik. Megjithatë, muzeu vazhdoi të strehonte Bibliotekën Britanike, tashmë institucion i pavarur, në të njëjtën Sallë Leximi dhe ndërtesë deri në vitin 1997. Muzeu Britanik, si të gjithë muzetë kombëtarë të Mbretërisë së Bashkuar, ofron hyrjen falas, përveç ekspozitave të përkohshme.
Burimi: https://en.wikipedia.org/wiki/British_Museum
