Specialistja e bibliotekës po i shpjegonte punonjësit të ri përfitimet e Klasifikimit Dhjetor të Djuit – përfitime që shtriheshin në çdo fushë të jetës. Ky sistem klasifikimi ishte i rregullt, si universi. Kishte logjikë. Ishte i besueshëm. Përdorimi i tij lejoi një lloj ngritjeje morale, pasi vetë kaosi u vu nën kontroll.
– Sa herë që jam e shqetësuar – tha specialistja, – unë mendoj për Sistemin Dhjetor të Djuit”.
– Çfarë ndodh pastaj? – pyeti i riu, mjaft i mërzitur.
– Atëherë e kuptoj se telashet janë thjesht diçka që janë klasifikuar në vendin e gabuar. Kjo është ajo që Jung ka shpjeguar – ndërsa kaosi i pavetëdijes sonë përpiqet të gjejë vendin e duhur në indeksin e vetëdijes.
Jeanette Winterson
“Why Be Happy When You Could Be Normal?”
* * *
Dita Botërore e Logjikës, caktuar nga UNESCO në 14 janar, synon të sjellë historinë intelektuale, rëndësinë konceptuale dhe implikimet praktike të logjikës në vëmendjen e komuniteteve ndërdisiplinore të shkencës dhe publikut më të gjerë.
#logjika #klasifikimidhjetoridjuit #jung #bibliotekarët #bibliotekat #UNESCO #WorldLogicDay
#chaos #deweydecimal #filing #jung #librarians #libraries #life #logic #order
