Skip to content Skip to footer

Klubi i Krijuesve dhe 23 prilli

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit në sallën e bibliotekës u zhvillua një takim letrar me në fokus Klubin e Krijuesve Elbasan. Edhe pse ky klub është ngritur vetëm prej tri vitesh në Elbasan, anëtarët e tij prej kohësh bashkëpunojnë me bibliotekën, duke organizuar promovime librash dhe autorësh të rinj, veprimtari letrare, dhurime titujsh të rinj etj.
Në takim u kujtuan autorë të cilët nuk janë më mes nesh por që kanë lënë gjurmë në letrat shqipe si dhe ju dha zë krijuesve të rinj. Përshëndetën me fjalën e tyre miqtë e përhershëm të bibliotekës, Ingrid Zaimi, Marcela Neni, Elena Xhina, Greta Kadare, Bardhyl Toda, Ildije Xhemali etj. ku përveçse përgëzuan nismat e vazhdueshme të bibliotekës për të afruar lexuesit me librin si dhe përpjekjet që bën klubi për të mbajtur gjallë jetën letrare në qytet, diskutuan dhe problematikat me të cilat përballet klubi në ditët e sotme dhe u kërkua vëmendje e shtuar e pushtetit vendor dhe më gjerë.
Biblioteka nderoi Klubin e Krijuesve me certifikatë mirënjohjeje si falënderim për bashkëpunim të vyer ndër vite.
Në fund, për të respektuar traditën mbarëbotërore të datës 23 prill, të pranishmit dhuruan lule dhe morën libër në këmbim.

Leave a Reply