UNË SHKRUAJ
Unë shkruaj për të gjetur forcë.
Unë shkruaj për t’u bërë personi që fshihet brenda meje.
Unë shkruaj për të ndriçuar rrugën nëpër errësirë.
Unë shkruaj për t’u parë dhe dëgjuar.
Unë shkruaj për të qenë pranë atyre që dua.
Shkruaj rastësisht, me nxitim, me qëllim dhe kudo ku ka letër.
Unë shkruaj sepse zemra ime flet një gjuhë tjetër që dikush duhet ta dëgjojë.
Unë shkruaj sepse hipokrizia nuk ka nevojë për përgjigje, përkundrazi ka nevojë për pyetje për t’u shëruar.
Unë shkruaj për të çliruar veten nga ankthet.
Shkruaj sepse jam nostalgjike, romantike dhe kërkoj funde të lumtura.
Unë shkruaj për të kujtuar.
Unë shkruaj duke ditur se bisedat nuk zhvillohen gjithmonë.
Unë shkruaj sepse të folurit nuk mund të rilexohet.
Unë shkruaj për të qetësuar një mendje që vrapon.
Unë shkruaj sepse mund të luash mbi fletë si një fëmijë i mbetur vetëm në rërë.
Shkruaj sepse emocionet e mia i përkasin hënës; baticës së lartë, baticës së ulët.
Unë shkruaj sepse dua ta pikturoj botën ashtu siç e shoh se duhet të jetë dashuria.
Unë shkruaj për të lënë një trashëgimi.
Unë shkruaj për të pasur kuptim nga pakuptimësia.
Unë shkruaj duke e ditur se do të vritem nga fjalët e mia, do të më godasin me thikë kritikët, do të kryqëzohem nga keqkuptimi dhe mirëkuptimi.
Unë shkruaj për ata që urrejnë, për të dashuruarit, për të vetmuarit, zemërthyerit dhe ëndërrimtarët.
Shkruaj sepse një ditë dikush do të më thotë se emocionet e mia nuk ishin humbje kohe.
Unë shkruaj sepse Zoti i do historitë.
Shkruaj sepse një ditë do të iki, por ajo që besova dhe ndjeva do të jetojë.
– Shannon L. Alder –
* 3 mars – Dita Ndërkombëtare e Shkrimtarëve