Skip to content Skip to footer

Tesla i së ardhmes

10 korriku kujtohet në mbarë botën si Dita Botërore e Teslës apo Dita e Nikola Teslës. Nikola Tesla, (10 korrik 1865 – 7 janar 1943) ishte një nga shkencëtarët më të mëdhenj dhe më enigmatikë që luajti një rol kyç në zhvillimin e elektromagnetizmit dhe zbulimeve të tjera shkencore të kohës së tij.
I njohur për shpikjet e sistemit të rrymës alternative i cili ndryshoi mënyrën e jetesës në botë, atij i dedikojmë edhe shpikje të tjera, si drita fluoreshente, llamba me gaz, neoni, komunikimet valore, sistemet valore të transmetimit të energjisë, rrezet lazer, telekomandat, shpikjet e para në robotike etj. Gjatë gjithë jetës, Tesla, regjistroi rreth 700 patenta shpikjesh në të gjithë botën dhe hodhi idetë e para në përdorimin e energjisë diellore dhe asaj detare. Shumë koncepte të Nikola Teslës akoma janë të pazbërthyera dhe të pakuptueshme për botën e shkencëtarëve.

Leave a Reply